Kronikë

Kanosi dy të rinj me sëpatë, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë

11:00 - 17.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi ka kanosur dy persona.




Në pranga ka rënë M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë. Ky i fundit, sipas uniformave blu ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.