Kryesore

“Mimi super kinge”, Kodheli komenton deklaratat e Ramës: Kemi parë njëri-tjetrin duke u rritur

19:04 - 17.04.21 gsh

Kandidatja e PS-së për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka komentuar deklaratën e Ramës, që ndër të tjera deklaroi se Mimi ka qenë super kinge.



Kodheli theksoi se ajo dhe Rama janë rritur me njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se është kërkuar nga Edi Rama që të japë kontribut në PS, edhe pse ka kundërshtuar shumë figura të majta në qëndrimet që kanë mbajtur.

“Bëri edhe njëherë shaka kryeministri. Prindërit kanë qenë miq, ne jemi të një moshe, e kemi parë njëri-tjetrin duke u rritur. Kemi 20 vjet që bashkëpunojmë, duke filluar nga Bashkia e Tiranës. Jam kërkuar prej tij, edhe pse kam kundërshtuar disa figura të djathta e të majta. Nuk më interesonte fillimisht politika, bëja profesionin tim.

Kur jam futur në politikë, kisha realizuar të gjitha ëndrrat e mia. Ajo që na bashkoi ishte ndryshimi i Tiranës. Por, kam akoma shumë për t’i dhënë shoqërisë. Sa i përket Ditmir Bushatit, kam bashkëpunuar me të prej shumë kohësh. E vlerësoj Ditmirin për çfarë i ka dhënë politikës dhe Ditmiri duhet ta vlerësonte politikën, sepse ishte 6 vjet ministër i Jashtëm. Ditmirin e shoh aktiv në politikë”, u shpreh Kodheli.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.