Kryesore

Nga Saranda në Tropojë, Basha ndalet sot në 9 qytete: Ora dhe dita po vjen për të rihapur së bashku rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa

10:33 - 17.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur që këtë të shtunë të ndalet në 9 qytete të vendit. Nga Delvina, Basha deklaroi se po ardhur ora dhe dita për të rihapur rrugën e Shqipërisë europiane drejt anëtarësimit në BE.




“Jam i lumtur që ndodhem sot këtu, në rrugëtimin tonë nga Jugu në Veri. Sot nga Saranda, në Tropojë, në 9 ndalesa, njësoj si 9-ta. Shifra jonë, numri i ndryshimit në 25 prill. Kudo ku kam qenë këto javë dhe këto ditë prek entuziazimin dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim.

Prek padurimin e nënave për ndryshim për fëmijët e tyre, për baballarët, për të bërë realitet shpresën dhe dëshirën e tyre për të mbajtur këtu bijtë e tyre. Ora dhe dita po vjen për të rihapur së bashku rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa, anëtare e BE. Ndryshimi ndodhet kudo, në sytë tuaj. Shpresa ka mbërritur dhe është e pandalshme dita që Shqipëria, Delvina të kthehet tek zotërit e saj të vërtetë, që jeni ju.”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.