Kryesore

Rama falënderon patronazhistët dhe përcakton mandatet: Kush hyn në lojë me ne, pasi bie bilbili sheh rezultatin 74 deri ne 78

13:02 - 17.04.21 gsh

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim me të rinj në Durrës, ndërsa ka dhënë edhe një shifër të mandateve që fiton PS në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij ai shprehu falënderime për të rinjtë dhe angazhimin e tyre, madje falënderoi publikisht patronazhistët e PS, ndërsa shtoi se kjo parti është një rrjet i organizuar. Rama tha në ndeshje mund të fitojë rezultatin 74 deri në 78.



“Sot ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen të dikujt që mendon dhe që beson e kujton se i takon fitorja dhe se është i fituar.

Kur hyn në fushën e lojës me ne, fillojnë dhe kuptojnë që nuk është kaq e lehtë. Kur bie bilbili dhe shohin rezultatin është 74 deri ne 78. Natyrisht për gjerat që kemi bërë, për besimin, dhe bindjen e shumicës së shqiptarëve se PS është e vetmja forcë që çon në majë vendin, edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama, apo disa ministra apo disa deputetë që për shkak të detyrës dhe pozicionit janë të ekspozuar në sytë e njerëzve. PS është një rrjet i organizuar mendjesh dhe zemrash që janë në të gjithë Shqipërinë. Rezultati për PS, për të cilin sot e shihni dhe hapin sytë kur unë ua them në ballafaqimet meditike është rezultati i angazhimit të secilit prej jush, nga veriu në jug, nga linda në perëndim. Për këtë unë ju jam, të gjithë mirënjohës, të gjithë patronazhistëve, aktivistëve të PS. Pasi fitorja jonë, është një fitore që krijohet nga puna dhe angazhimi i tyre. Ju bëj thirrje që mos lini asnjë derë pa trokitur.”, tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.