Kryesore

Rama: Nis vaksinimi i operatorëve turistikë, ja dy kategoritë e tjera që pritet të vaksinohen

14:18 - 17.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në Durrës, ndërsa theksoi se hotelet duke nisur nga bregdeti, do të jenë covid-free.




Mes të tjera, Rama bëri me dije se një tjetër kategori që do të vaksinohet janë edhe punonjësit e fasonerisë dhe transportuesit e udhëtarëve.

“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit ne.”, tha Rama.

Rama bëri me dije se një tjetër kategori që do të vaksinohet janë edhe punonjësit e fasonerisë dhe transportuesit e udhëtarëve.

“Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori tjetër janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur.”, pohoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.