BOTA

Shkencëtarët: Nuk ka prova se vaksina anti-Covid Johnson&Johnson shkakton mpiksje gjaku

11:21 - 17.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët në Janssen, të vaksinës Johnson & Johnson kanë deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme që vaksina shkakton mpiksje të gjakut.




Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomanduan një pauzë në përdorimin e vaksinës bazuar në gjashtë raste të mpiksjeve të rralla të gjakut.

Mpiksjet e gjakut kanë ndodhur pas vaksinimit me Johnson & Johnson dhe AstraZeneca dhe vaksinat përdorin platforma të ngjashme vektor adenoviral  dhe sipas tyre platformat janë të ndryshme dhe mund të kenë efekte të ndryshme.

Në mbikëqyrjen e realizuar pas autorizimit për përdorim në  Shtetet e Bashkuara, kompania gjeti gjashtë raste të kësaj gjendje midis 7.2 milionë vaksinave që ishin administruar. Rastet kanë ndodhur shtatë deri në 14 ditë pas vaksinimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.