Kryesore

135 raste të reja dhe 35 viktima nga COVID-19, ja bilanci në Maqedoni në 24 orët e fundit

16:46 - 19.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 841 testime për coronavirus, ndërsa 135 raste kanë rezultuar pozitiv.




Prej tyre në Shkup-81, Tetovë – 15, Kumanovë – 13, Prilep – 8, Kavadar – 7, Makedonski Brod – 3, Shtip – 2, Manastir, Koçan, Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë – nga 1 secili qytet.

Nga MSH thonë se kanë vdekur edhe 35 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 900 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 147.229, prej të cilëve 123.710 janë shëruar, ndërsa 4.478 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (19 prill) është 19.041


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.