Kryesore

Plagosja në Kavajë/ Reagon kandidati i PS: Jam i bindur që ngjarja nuk ka lidhje me politikën

21:15 - 19.04.21 gsh

Partia Socialiste është distancuar nga plagosja e ndodhur këtë të hënë në Kavajë, në një zyrë elektorale të PD-së.Kandidati i PS-së për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet. “Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës.



Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë.

Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, shprehet ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.