AKTUALITET

Tension në Berat, furgoni me mallra nga rezerva e shtetit mbahet i bllokuar nga PD, drejtori i policisë në vendngjarje (Video)

21:50 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tensionet situata në Berat pak ditë para zgjedhjeve. Gjithçka ndodhi pasi kandidati për deputet i PD-së Tomor Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan një mjet me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit, që thuhet se do të shpërndaheshin nga PS-ja tek disa familje.




Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video nga momenti kur Alizoti tenton që të hapë derën e furgonit, ndërsa përfaqësues të tjerë të PD mbajnë të rrethuar furgonin, por hasin edhe në rezistencë.

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka mbërritur në vend, teksa ka pasur dhe debate me kandidatin e PD, Alizoti. Ky i fundit ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave. Në sfond dëgjohen edhe brohërima në kor “Rama ik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.