SHËNDET

6 arsye pse duhet të përpiqeni të gatuani sa më shpesh vakte pa mish

21:35 - 20.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prirja për të ngrënë mish, veçanërisht llojet e kuqe dhe të përpunuara si sallamet dhe proshutat , ka kohë që shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të një sërë sëmundjesh, përfshirë kancerin e zorrëve.




Por tani, një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit ka parë që konsumi i mishit lidhet me një sërë sëmundjesh të tjera jo-kanceroze që nuk janë konsideruar më parë.

Konsumi i mishit shkakton probleme me zemrën , pneumoni, diabet, sëmundje divertikulare dhe polipe në zorrën e trashë.

Por, përveç arsyeve shëndetësore abcnews.al do ju tregojë arsyen pse duhet të zgjidhni të gatuani vakte pa mish.

1. Do t’ju kursejë ca para

Ngrënia e mishit, veçanërisht e mishit me cilësi të mirë, mund të jetë e shtrenjtë. Perimet, fasulet dhe drithërat, nga ana tjetër, priren të jenë më lirë dhe më me shumë vlera ushqyese dhe mbushëse.

2. Do t’ju inkurajojë të jeni më kreativ në kuzhinë

Nuk duhet shumë mund për të gatuar një biftek, por nëse gatuan perime do ju duhen më shumë ide sesi t’i përgatisni që të dalin të bukura dhe të shijshme.

3 .Një shans për të provuar perimet që nuk i keni pasur kurrë më parë në kuzhinë

Nëse ka perime që nuk i keni provuar më parë, tashmë është koha e duhur që t’i provoni ata dhe të mësoni receta të reja.

4. Fëmija juaj nuk do ju pyes se çfarë kafshe do të hanë

Fëmijët i adhurojnë kafshët dhe fakti që mishin e tyre e përdorni në gatim, i lëndon. Por duke ngrënë perime, ata do të ndihen më mirë.

5. Do të ndiheni më miqësorë me mjedisin

Ndërprerja e konsumit të mishit mund të ndihmojë në mbështetjen e përpjekjeve për ndryshimin e klimës, të zvogëlojë emetimet e gazeve serë dhe të zvogëlojë sasinë e burimeve. Imagjinoni se çfarë të mire mund të bëni duke mos ngrënë mish më shumë se njëherë në javë.

6. Ju do të mbështesni biodiversitetin

Të ngrënit më pak mish ju ndihmon të zvogëloni zhdukjen e habitateve. Zgjedhja e perimeve organike, sa herë është e mundur, do të thotë mbështetje për bujqësinë pa pesticide, e cila nga ana tjetër është e mirë për bletët dhe insektet e tjera polenizuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.