Kryesore

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 627 të infektuar me koronavirus dhe 47 viktima

20:08 - 21.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit  autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, konfirmuan 47 viktima me COVID-19,ndërsa 627 persona rezultuan pozitiv, nga 2,865 testime.




Numri më i lartë i viktimave është shënuar në Shkup, gjithsej 22 të vdekur ndërsa numër më të vogël kanë 15 qytete tjera. Mosha e personave të vdekur është mes 44 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

Prej rasteve të reja, 218 janë në Shkup, Manastir 66, Kumanovë 54, Prilep 31, Ohër 22, Strumicë 21, Tetovë 20, Veles 19, Shtip 18, Kavadar 16, Gostivar dhe Kërçovë 15, Koçani 13, Gjevgjeli 12, Sveti Nikole dhe Berovë 9, Strugë 8, Dibër7, Resnjë dhe Vinicë 6, Vallandovë 5, Negotinë, Radovish, Dellçevë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë 4, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonski Brod 3, Bogdanci dhe Makedonska Kamenica 2.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 765 pacientë të shëruar. Ndërsa, prej pacientëve të vdekur 22 janë nga Shkupi, 3 nga Berova, nga 2 në Kavadar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Tetovë, Radovish, Strugë dhe Ohër dhe nga 1 rast në Veles, Negotinë, Shtip, Strumicë, Koçani dhe Kërçovë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë diagnostikuar 147.618 pacientë, prej të cilëve 125.593 janë shëruar, dhe 4.556 kanë humbur jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.