Kryesore

Keni kaluar COVID? Ja sa kohë ju mbrojnë anti trupat

20:47 - 22.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i mirë ka ardhur për personat të cilët kanë kaluar Covid-19 nga laboratori i virologjisë i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë.




Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Viruses. antitrupat e zhvilluar nga trupi i njeriut pas infeksionit COVID janë akoma të pranishëm në nivele të qëndrueshme edhe 11 muaj pas infeksionit.

Studiuesit analizuan, midis shkurtit të 2020-ës dhe janarit të vitit 2021, 763 mostra nga 662 pacientë Covid-19, të marra gjatë shtrimit në spital në Spallanzani ose pas kalimit të infeksionit dhe zbuluan se nivelet e antitrupave janë më të larta tek njerëzit mbi moshën 60-vjeçare dhe edhe më të larta ishin te personat që kishin përjetuar simptoma të rënda të frymëmarrjes.

Pjesa më domethënëse dhe shpresëdhënëse e hulumtimit ishte konfirmimi se shumica e pacientëve, që u ndoqën për të paktën 6 muaj deri në 11 muaj, mbajtën një nivel të qëndrueshëm të antitrupave neutralizues.

Në rreth 60% të rasteve, antitrupat neutralizues arritën kulmin midis 1 dhe 2 muajve pas infektimit, pësuan një rënie të lehtë midis 2 dhe 3 muajve, ndërsa më pas mbetën të qëndrueshëm deri në 11 muaj pas infektimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.