Opinion-Komente

Asgjë diplomatike në diplomacinë tuaj ambasadore Yuri Kim

12:30 - 24.04.21 Gazeta Shqiptare

Nga Alba Kepi



Dy ore para mbylljes se fushates zgjedhore Ju perdorni “sfurkun” per te treguar preferencen tuaj.
E kjo preferenca juaj eshte pergjegjesja kryesore qe Ambasadoret e huaj te jene sot mbi shtetin shqiptar, mbi kufijte institucional te diplomacise e te trajtojne popullin tone si nje koloni.

A e keni pyetur veten se do Ju takonte te flisnit nese ky sistemi qe ju po mbeshtesni do te ishte i shendetshem e kombetar?

Shqiptareve qe ju i drejtoheni si koloni, me tweet pro pushtet qeverisjes, do ishte mire t’ju shpjegonit se cdo ndodhte ne atdheun tuaj, ne SHBA demokratike, nese nje qytetar amerikan do te ishte nen patronazhimin e nje amerikani tjeter qe e kercenon me vend pune e gjoba nese nuk voton per partine e qeverise!

Pritem te lexonim tweet e juaja kur gazetaret shqiptare dhunoheshin verbalisht e kercenoheshin fizikisht, por nuk ndodhi, edhe pse koha e shkuar e kesaj fjalie nuk eshte korrekte.

Pritem te tweet-onit te gjitha proceset e pambyllura ne Spak qe shteti juaj ka investuar per ta reformuar, por nuk ndodhi.

Pritem te tweet-onit raportet e inteligjences per sistemin mafioz e korruptiv qe ka pushtuar ekonomine shqiptare, por nuk ndodhi!

Pritem te tweet-onit orientimin e rrezikshem gjeopolitik qe po merr Shqiperia e te kujtonit parimet e Natos, por nuk ndodhi!

Pritem te tweet-onit makinat me euro e ushqime, furgonat e kamionet e shtetit, ne orar te punes shteterore, te shfrytezuara per qellime elektorale te qeverise, por nuk ndodhi!

Pritem te tweet-onit duke kujtuar se banesat e termetit jane ndertuar me financimet e huaja e me taksat e shqiptareve e jo me parate e Partise e per vote elektorale.

Pritem te tweet-onit se nuk ka gje me te shemtuar se sa ato shumekateshet betoni, buze themeleve te identitetit arkitektonik e historik te kombit, por ju preferoni weekend ne bregdetin Jon.

Pritem t’i degjoje vec nje here aktivistet e Teatrit, punetoret pa sindikata, invalidet pa mbrojtje, emigrantet pa te drejte vote, te infektuarit me Covid pa qender votimi, por preokupimi juaj shkon per emra te pervetcem.

Nuk behet diplomacia me tweet zonja Ambasadore e shqiptaret nuk jane koloni.

Ju qendroni ne kolltukun tuaj e shqiptaret me voten e tyre te lire do bejne zgjedhjen qe meritojne.

Por Ju respektoni lirine e shqiptareve e cila nis aty ku merr fund e juaja!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.