BLUETOOTH

Çfarë ndodhi me dyshen e famshme. Merr fund bashkëjetesa. Bora Zemani dhe Donald Veshaj ndahen sërish

10:08 - 24.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e tyre e dashurisë ka qenë ndër më të përfolurat në media. Fillimisht ishin fotot paparacë që zbuluan se Bora Zemani ishte në një lidhje me Donald Veshajn. Më pas dyshja u dorëzua dhe pranoi të shfaqej publikisht. Por gjërat për këtë dyshe jo gjithmonë kanë qenë kaq të lehta. Me kalimin e viteve, nisën të shfaqeshin edhe problemet për këtë dyshe, qe shpesh herë është ndarë dhe është ribashkuar.  Vetëm pak kohë më parë moderatorja dhe aktori konfirmuan rikthimin, duke postuar foto në krahët e njëri-tjetrit. Madje nuk u mjaftuan me kaq, të dy nisën të shkëmbenin komente plot deklarata dashurie në rrjetet sociale.




Fill pas kësaj Bora dhe Donaldi nisën edhe bashkëjetesën, këtë herë si çift i konsoliduar. Por bëhet me dije se edhe njëherë tjetër dyshja është përballur me probleme dhe i ka dhënë fund raportit të tyre. Në vetëm pak muaj ku ata nisën të jetonin si çift, duket se kanë nisur mosmarrëveshjet, që kanë çuar në një ndarje mes tyre. Nëse i hedhim një sy rrjeteve të tyre sociale, të dy e kanë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami, duke folur për një grindje më të madhe se të zakonshmet. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë që aktualisht po jetojnë ditë të arta në karrierat e tyre. Bora Zemani prej kohësh po drejton Përputhen, një nga format më të dashur për publikun. Nga ana tjetër edhe Donaldi, së bashku me vëllain e tij, Romeon   kanë shfaqjen e tyre, “Binjakët shoë”, që deri më tani ka rezultuar i suksesshëm. Mbetet për tu parë nëse ndarja mes tyre këtë herë është definitive, apo edhe këtë herë do të triumfojë dashuria dhe Bora e Donaldi, së shpejti do të shihen në krahët e njëri-tjetrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.