Kryesore

Maqedoni e Veriut, 30 viktima dhe 447 raste të reja me COVID-19

19:30 - 28.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30 viktima dhe 447 raste të tjera të koronavirusit.




Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 151.569, ndërsa numri i vdekjeve në 4.772.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 620 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 131.530 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 716.173 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.034 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15.267.​​​​​​​


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.