Kryesore

Përgjigjet tipike që duhet t’u kthesh atyre që të quajnë ‘të shëndoshë’

20:00 - 29.04.21 Gazeta Shqiptare

Fjala “e shëndoshë” këtë herë është përdorur me ndërgjegje të plotë. Një vajzë o grua me shumë kile është si një tjetër vajzë/grua që peshon 50 kg.



Po pse duhet ta quaj të mbushur? Pse ta quaj të bollshme, të kolme apo plus size? Nëse e shikon në rrugë apo kudo tjetër, a e quan të shëndoshë? Për të mos përmendur epitete dhe reagime të tjera edhe më keq se kaq.

Në momentin që dikush prej nesh zgjedh të lëndojë, nuk mendon asgjë tjetër. Ky është dukshëm racizmi i peshësh, që nuk mendon se njeriu që kemi përballë është si gjithë të tjerët, me ndjenja, pika të dobëta, probleme e halle si të gjithë.

Ajo qesh shumë, ashtu si ti, ecën në të njëjtat rrugë me ty, shikon dhe jeton të njejtat gjëra me ty.

Ato të shëndoshat me të cilat mund të tallesh mund të dobësohen, natyrisht, por cili është motivi i sjelljes sonë në këto raste?

Nëse shumë prej jush e ndiejnë shpesh veten “viktimë” të këtij epiteti aspak dashamirës, atëherë ka një ndalesë këtu për të kuptuar më shumë.

Të gjitha ato që dëshiron të të thotë një e shëndoshë janë mëse të kuptueshme dhe plot shpirt. Para se të flasësh, mendo dhe mos rëndo shpirtin e saj pa arsye.

Dëgjoje!

Edhe unë mund të vesh xhinse.

Edhe unë mund të ha pa u ndjerë keq.

Jam njeri.

Mund të kem lidhje me një mashkull.

Edhe unë mund t’i pëlqej dikujt.

Edhe unë mund të dal shëtitje dorë për dore me të dashurin tim.

Edhe unë mund të shkoj në plazh.

Edhe unë mund të kryej marrëdhënie.

Edhe unë mund të dashuroj dhe të dashurohem.

Edhe unë mund të blej rroba dhe këpucë.

Mund të kërcej.

Mund të argëtohem.

Mund të bëhem nënë.

Mund të punoj.

Mund të qaj.

Mund të dëgjoj.

Mund të injoroj.

Mund të ofendoj.

Mund të godas.

Por, nuk mund të bëhem si ti.

Nuk dua të bëhem si ti.

Nuk dua të më kuptosh.

Thjesht, dua të vish në vendin tim për pak, është gjerë nuk do të shtypesh.

Dua të jetoj si gjithë të tjerët.

Kam të drejtë të jetoj.

Kam të drejtë të shijoj jetën, ashtu siç dua unë.

Herën tjetër, para se të flasësh shpresoj të mendosh ndryshe.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.