BLUETOOTH

Agim Ajrullahu & Band: Më nervozojnë “këngëtaret” që zhvishen

11:57 - 01.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Së bashku me grupin e tij po bëjnë muzikë të mrekullueshme dhe tash e shumë vite në skenë Agim Ajrullahu gjithmonë sjellë këngë të bukura. Ai vjen në një bisedë ndryshe mbi karierën e tij.
E ke një mikrofon dhe publikun përpara, çfarë je në gjendje të bësh?
Unë kur e kam mikrofonin dhe klarinetin në dorë jam në gjendje ti argëtoj dhe disponoj të gjithë ata që janë prezent në atë vend.
Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?
Veten kisha dashur ta sfidoj artistikisht dhe profesionalisht me vepra edhe më madhështore se kam bë deri më tani.
Je mërzitur ndonjëherë duke kënduar?
Ne aspekt emocional ka shpesh raste kur mërzitesh duke kënduar, po në aspekt profesional asnjëherë nuk jam mërzit nga muzika dhe puna që bëj.
Si nis ideja e një kënge e më pas, e një klipi për ty?
Ideja e një kënge dhe klipi për mua nis atëherë kur inspirohem nga ndonjë këngë e mirë dhe konsultohem me grupin tim Agim Band për ta realizuar dhe nëse del ashtu si duam ne ja bëjmë edhe klipin.
Ka ndonjë person me të cilin nuk ke patur mundësinë të punosh, por që do të doje të punoje?
Deri me tani kam bashkëpunuar me pjesën më të madhe të estradës, po sigurisht që ka artista që nuk më ka rastis të bashkëpunoj po sigurisht që dua të bashkëpunoj.




Një këngë që nuk është për shijen tënde…
Ka shumë këngë që nuk janë për shijen time po ndonjëherë e kemi të imonuar ti këndojmë.
Si e konsideron veten në muzikë?
Po me 22 vjet punë profesionale, me shumë aktivitete e shumë prodhime muzikore mendoj se duhet ta konsideroj veten si mjaft i suksesshëm.
Je dakord me muzikën që po bëhet në këto kohë, pak para nisjes së pandemisë?
Të jem i sinqertë nuk jam dakord me këtë muzikë që po bëhet kohëve të fundit.
Ka diçka që nuk të pëlqen në këtë pikë?
Më bën nervoz zhveshja e tepërt e disa “këngëtareve” tona.
Kënga më me vlerë shpirtërore që ke realizuar deri më tani?
Te gjitha kenget qe i kam realizu jan kenge qe me pelqejn dhe i kendoj me ëndje po e kisha vequ kengen -Kur te jesh e zemeruar.
Me çfarë e ke edukuar shpirtin?
Shpirtin e kam edukuar me gjëra të mira dhe muzikë të mirë.
Nëpër cilën rrugë i ke hedhur hapat në muzikë?
Hapat e parë në muzikë i kam marë nga babai im Naser Ajrullahu.
Muzika është vetëm për veshin apo edhe për sytë?
Mendoj se muzika është për veshin e mandej edhe për syrin, po për fat të keq te ne është e kundërta.
Çfarë është dashuria në sytë dhe në mendjen tënde?
Çdo gjë që bëhet me dashuri patjetër se ka sukses dhe bëhet mirë.
Në ç’pikë do të doje të përmirësoheshe?
Tërë jetën mundohem që në çdo pikë të përmirësohem e të jem më i mirë.
Je më i/e prirur të kapësh cilësitë e mira apo të këqija të të tjerëve?
Te të tjerët më shumë i kapi cilësitë e mira e shumë pak të këqijat.
Një kujtim i ëmbël fëmijërie…
Si kujtim të ëmbel fëmijërie e kisha veçuar si 10 vjeçar ne dasmën e parë isha me babain tim dhe i fitova disa të holla me ato i bleva gjyshit tim nje orë dore dhe gjyshes një fustan, ata u gëzuan shumë dhe që atëherë më filloj shumë mbarë e mirë.
Në fund, nëse të them: “Faleminderit, ti, çfarë më thua?
Ju falenderoj shumë për këtë intervistë të këndëshme, ishte kënaqësi për mua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.