Kryesore

Ftesa për bashkëpunim e Ramës ndaj Bashës, Bamir Topi: Është kuptuar sikur do bashkëpunohet në qeverisje, por..

18:27 - 01.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, u pyet për ftesën që Rama i ka bërë Bashës për bashkëpunim.




 Topi theksoi se ftesa është keqkuptuar, pasi kjo ftesë nuk është për bashkëqeverisje, por kërkohen vota në parlament nga opozita për miratimin e disa ligjeve, që kërkojnë shumicë të cilësuar.
“Ftesa për bashkëpunim është taktike e Ramës ndaj Bashës e nuk ka sinqeritet brenda. Është kuptuar sikur do bashkëpunohet me bashkëqeverisje, por jo nuk është kështu. Do të bashkëpunohet për disa ligje, që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nëse situata është përmirësuar, ajo i dedikohet perëndimorëve, sidomos amerikanëve. Tashmë më 2021 jemi në një vit, ku politika kërkon më tepër konsensus dhe jo sherrnajë”, deklaroi Topi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.