Kryesore

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, PD me 2 mandate, PS mori 1 mandat

12:21 - 01.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunë rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët, për qarkun e Kukësit, ku PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %,




Nga PD e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj dhe nga PS e mori mandatin Genta Duraku.

Numri total i zgjedhësve në këtë qark ishte 40894 persona. 2188 u shpallën fletë votimi të pavlefshme dhe 38656 fletë votimi të vlefshme.

Parti Demokratike numëroi 24071 vota, teksa PS numëroi 13856 vota, PSD 183 vota dhe LSI 64 vota.

Miratohet tabela e rezultateve për qarkun Kukës sipas lidhjes, miratimi për subjektet politike dhe për kandidatet për deputet në këtë qark. Po bëj me dije vetëm rezultatet për subjektin, në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, vota të pavlefshme dolën 2188. Në qark janë përfaqësues 3 deputetë, nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, nga PS Genta Duraku”,ka thënë Celibashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.