KULTURË

Libri i rrezikut dhe iluzionit

10:00 - 01.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Granit Zela – Për të jetuar me një libër pasi e ke lexuar, duhet plotësuar dy parakushte: së pari rrëfimi të duhet të të çojë në botën e vet dhe të të mbajë mbyllur aty, duke të shkëputur nga bota, dhe ky është tregues i magjisë së rrëfimit si art, dhe së dyti, pasi ke mbyllur kapakët e librit dhe ke shuar kureshtjen e lëndës romanore, kaheve që marrin jetët e personazheve, ke ndjerë gjuhën me të cilën është mbrujtur teksti, librin ke dëshirë ta rilexosh, për të shijuar edhe një herë magjinë e leximit. Romani i Stefan Çapalikut “Mbyllur për pushime” i plotëson të dyja këto parakushte. Lënda romanore është krejt e veçantë, ngjarjet fillonë të na shpalosen qysh në shtator 1943, në një segment të historisë së Shqipërisë kur fundit të pushtimit italian por ia lë vendin fillimi i pushtimit gjerman, dhe personazhi që do të angazhohet për të krijuar qeverinë e re të Regjencës.
Herman Janas, ish student i Martin Haidegerit, është në një vilë në Beograd duke kundruar siluetën e një studentete të fakultetit filozofik, e cila studionte për gjuhë dhe letërsi shqipe. Rruga ku banon quhet Skadarlije (Rruga e Shkodrës) por këto shenja toponimesh janë vetëm disa parashenja të fatit të tij të lidhur me botën shqiptare, kjo histori e vogël, ndërpritet në mes nga një ngjarje madhore, kryetari i qeverisë italiane, marshalli Badolio, njofton kapitullimin e Italisë pas kushte, dhe ai duhet të niset për në Tiranë, bashkë me dashnoren duke u bërë pjesë e ngjarjeve të vogla dhe të mëdha që i presin në Tiranë.





Ndërkohë, studenti tetëmbëdhjetë vjeçar në seminarin dioqezian të Salsburgut, Shiroka, detyrohet t’i ndërpresë studimet në rrugën e meshtarisë ngase në jetën e tij ndodhë një ngjarje madhore, atij i shpreh dashurinë Margarita, dhe jeta e tij merr një kthesë të fortë të cilën ia shpjegon me pak fjalë At Jozefit: “At! Më duhet të iki! Dikush në këtë botë më do. Është një vajzë dhe mua më duhet t’i dal zot dashurisë së saj”. Mbas tetëmbëdhjjetë vjetësh, këto dy personazhe takohen në rezidencën e ambasadorit gjerman në Tiranë, atëherë “kur ditët po bëheshin gjithnjë e më të turbullta, dhe nëse do ta pyeste ndokush, profesor Shiroka do të bënte pakashumë këtë përmbledhje: “Vëllavrasja kishte filluar të lëshonte rrugëve viktimat e veta. Njerëzit po eliminoheshin pa mëshirë nëpër sheshe, kafene, shtëpi e kudo. Një hije e zezë i kishte rënë Tiranës. Ditë të mjerueshme e prisnin Shqipërinë e shkretë”. (fq.19).
Në këtë roman, personazhet shfaqen sikur shfaqen aktorët në skenë, muë në pikën ku jeta e tyre thyhet, ndërron rrjedhë, dhe ashtu sikur me ndodh me Hermanin, i cili në jetën e tij vetjake takon Milicën dhe në jetën e tij shoqërore duhet të niset për në Tiranë për të krijuar një qeveri Regjence, kjo thyerje, ndodh në dy rrafshe, po kështu ndodh edhe profesor Shirokën, kështu edhe me Ibrahim Harapin, fëmija i vetëm i një familje të vjetër Tiranase i cili ka nisur studimet në Akademinë e Arteve të Romës për pikturë, jeta e tij pëson thyerje në rrafshin individual , ai nis të jetoj si në një përralë me bijën e një industrialisti, dhe megjithëse në fillim qenien ia trazon sulmi ushtarak i vendit ku studion, italisë, ndaj vendit të tij, ku ka të ëmën e vetme pas kësaj, ai përhumbet në një lumturi të shkurtër, fate e vogal njerëzore e marrin formën nga dijet e fatit që kanë shtetet, shokët i punojnë një rreng duke i dhënë një telegram se i ka vdekur e ëma, ai kthet në Shqipëri, e ëma është gjallë, ata e kanë zgjuar prej një ëndrre të cilën ai do ta vazhdojë për rikthimi është i pamundur, anija me të cilën do të kthehej silurohet nga anijet angleze.
Kësisoj, të gjithë personazhet përveçse lëvizin brendapërbrenda kurthit të madh të historisë, ato gjallojnë në rutinën e tyre të përditshme në kërkim të dikujt që i do, në kërkim të një dashurie të pamundur, në kërkim të disa mbresave dhe kujtimeve që koha i kthen në lëng për të mbajtur gjallë mendjen dhe shpirtin në të tashmen e cila bëhet gjithnjë e më shumë si një rrëmujë mendimesh dhe veprimesh. Magjia e një romani të tillë ka të bëjë me përqendrimin e kameras tek fatet e vogla të individëve që rreken të gjejnë një shteg në andrallat e mëdha të jetës. Ibrahim Harapi shndërrohet në qenie dramatike pas humbjes së dashurisë, pastaj lufta e cila përfshin gjithçka e këdo duke zgjatur tentakulat e veta në çdo fat njerëzor bën atë që është e kuptimtë për dikë, në të pakuptimtë për dukë tjetër. Ngadhënjimi ndaj luftës janë më së pari ndjenjat njerëzore. Ndenja e xhelozisë bën që Herman Janas të urdhëroj ekzekutimin e të dashurit të ri dashnores së tij. Morsa e fatkeqësive familjare të personazheve si pasojë e veprimeve individuale ose akteve shoqërore kërcënon të gjithë. Në darkën ku diskutohej formimi i Regjencës Patër Andreas shqipton një sentencë të Plutarkut e cila rimerret me pas edhe në fund të romanit: Është më e lehtë ta parandiesh rrezikun sesa të ruhesh prej tij” (fq. 50 në Librin e parë dhe në fq 1943, në Librin e tretë.
Meqenëse ngjarjet shoqërore ndikojë në fatin e gjithësecilit, në roman shpeshherë narratori rrëfen çfarë ndodh në të njëjtën kohë paralelisht te disa personazhe, dhe rrëfimi fiton cilësi kinematografike të cilat i japin vlera romanit dhe e mbërthejnë vëmendjen e lexuesit. Kjo teknikë e bën rrëfimin më dinamik, krijon një lloj dendësie emocionale dhe përfytyrimi për atë që e lexon.
Skena e goditjes me top e Asamblesë së Kuvendit Kombëtar, nga kodrat e Saukut jepet e ndërthurur me provat e shfaqjes së ekuilibristit Ali Xhixha i cili bën provat e ecjes mbi telin që lidh minaren e xhamisë Ethem Beut me kompanjelin e kishës katolike “Zonja e Papërlyeme”. Rrëfimi i këtij episodi të rëndësishëm për mënyrën se si po formësohej lufta partizane, ku grupi që përgatit sulmin ka në gjirin e vet Ibrahim Harapin tanimë si përkthyes për artilierin italian që ndihmon në kryerjen e tij goditjes me predha, ndërthuret me rrëfimin e provave të ecjes mbi tel, dhe rrëfimi krijuan një iluzion optik sikur të dyja ngjarjet po ndodhin afër njëra-tjetrës.
“Në orën dhjetë fiks në kodrat e Saukut u dëgjua komanda: Zjarr! Gryka e topit 72/13 mm lëshoi flakë. Predha e parë ra në parkun e pallatit, ku ngriti një shtëllungë tymi. Aliu u drodh keqas prej kësaj zhurme dhe papritur desh ra. Nga poshtë u ndje një uturimë kolektive, që nuk u muar vesh a doli prej sikletit të predhës, rrëzimit të mundshëm të Aliut, apo prej të dyave bashkë, një Zot e di. Remato bëri korrigjimin. Predha e dytë ra në grumbullin e veturave në oborr. Aliu rrëshqiti dhe u kap me të dyja duart te kavoja prej çeliku dhe nisi të tundë të dyja këmbët në ajër. Më në fund Renato ia doli që predhën e tretë ta lëshonte mbio fasadën e godinës. Aliu ia doli të kalonte edhe këmbët mbi kavo dhe kështu u sigurua që shpëtoi”. (fq. 84).
Në këtë fragment ku narratori monton në të njëjtën kohë atë që ndodh në kodrat e Saukut me artilierin, në godinën e Asamblesë Kombëtare me godinën dhe më pas me Asamblistët dhe me Aliun mbi telin që lidh në vojë ajrore xhaminë me kishën aty afër, krijohet një pamje treplanëshe e cila përcillet para lexuesit në të njëjtën kohë duke krijuar një efekt kinematografik. Kjo teknikë vijon deri në fund të librit duke ndërthyer atë që ndodh në vende të ndryshme, me anë të ndërfutjes së pauzave, ndërprerjes së një rrëfimi për të vijuar një rrëfim tjetër i cilëi pikëtakohet me të mëparshmin. Kjo cilësi e shkreptimës fotografike vijon me atë që ndodh me të gjitha personazhet duke u dendësuar më shumë në librin e tretë.
Ndërsa libri i parë fillon në shtator 1943, dhe libri i dytë në tetor 1953 janë libra të parandjerjes së rrezikut që Patër Andrea përmend natën e diskutimit të krijimit të Regjencës, Libri i tretë i cili në pranverë 1944 mund të lexohet si libri i rrezikut. Rreziku është fizik, lufta bëhet edhe më kanosëse për ata që duket se do të jenë humbësit e saj, rreziku bëhet më i madhe edhe për ata që janë në radhët e fitimtarëve, komunistëve. Ibhrahim Harapi beson se “me rëndësi ishte të çlirohej Shqipëria, të vinte liria dhe pastaj le të konkurronin të gjitha alternativat qeverisëse, me anën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Aso kohe nuk kishte fjali më të bukur për veshët e një qytetari sesa shprehja: “Zgjedhje të lira dhe të ndershme” E kush mund t’i thonte jo një mrekullie të tillë, të pandodhur ndonjëherë në këtë vend”!(fq.58-59). Ky iluzion që shfaqet në librin e dytë , në librin e tretë duke si ëndërr në gojën e një personazhi tjetër dhe përgjigja është e pashmangshme: “Po, po. Fantastike!”. Por kjo tingëllon si një iluzion hipnotik ashtu si parada e fitimtarëve, me udhëheqësit e ardhshëm që ngjiten në tribunë, popullin që rreshtohet në bulevard, me gazetarë dhe korrespondentë radiosh. “Shqipëria kishte mbetur sërish shtatzënë dhe kishte një kuriozitet për të parë se nga afër se ç’fëmijë do të lindte”. (fq. 185).
Në këtë botë të re duket se nuk ka vend jo vetëm për ata që e humbën luftën por edhe për ata që thjesht nuk u përzien me të, ishin njerëz të paqes, si të thuash, personazhe jeta e të cilëve kalon nga restoranti “Pëllumbi i bardhë”, ku dy njerëz të zakonshëm, Osmani dhe Sonia, në fund të romanit shkojnë të lumtur në këtë qoshe të jetës njerëzore ajo është mbyllur dhe papritmas shohin se ai është “mbyllur për pushime”. Çfarë është kjo mbyllje? Pas njëzetë e shtatë pauzash në harkun e shtatort 1943 dhe nëntorit 1944, ndryshe nga pauzat e shkurtëra, krejtë të shkurtra, jo fort të të gjata dhe shumë të gjata të një viti, kjo është mbyllje e romanit fiton një efekt simbolik me rrezatim semantik – jeta e gjithsecilit mbyllet përfundimisht në kurthin e këtij iluzioni, dhe kjo duket të jetë një pauzë me dekada në jetën e tyre, pasi rranjët kanë lëvizë dhe fatet e tyre tani do të diktohen nga ky iluzion utopik i një paqeje të rreme.
Ky është një roman që vetëm pikënisjen e ka nga historia, dhe pret një lexues që e sheh një rrëfim letrar si pasion për të treguar dhe grishje për lexim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.