Kronikë

Plagoset me armë zjarri pronari i një fasonerie në Fushë Krujë (Emri)

20:29 - 01.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Fushë-Krujë.




Gazetari Julian Shota raporton për “Balkanweb” se i plagosuri është shtetasi Arben Dedja, pronar i një fasonerie në qytet. Dedja është paraqitur i plagosur tek Qendra Shëndetësore në Fushë Krujë e më pas është dërguar tek Trauma.Mësohet se Dedja ka një plumb në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.