Kryesore

Shpat Kasapi feston ditëlindjen, partnerja i bën urimin më romantik: I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time

15:27 - 01.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi feston sot 36 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, ku urimet për këngëtarin kanë qenë të shumta, vëmendjen e ka tërhequr një urim romantik, i bërë nga partnerja e tij, Selvije Jao.




Kjo e fundit ka postuar sapo akrepat shënuan 00:00 një foto shumë romantike, shoqëruar me disa fjali shumë të ëmbla. Partnerja e Shpatit thotë se jeta e saj nuk do të ishte e tillë pa të, pasi ai e plotëson.

“Urime ditëlindjen burri im

Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.

Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.

I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.

Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.

Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.

Mbreti im ti,më je bekim!

Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!

Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!

Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!

Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!

Të dua më shumë se veten burri im❤️”, shkruan ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.