Kryesore

“Të dalë vullneti i 25 prillit”, Meta: Rinumërimi i çdo vote të pavlefshme, vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve

11:02 - 01.05.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nxjerrë shifrat e votave të pavlefshme nga zgjedhjet e 2013 dhe 2017, dhe thotë se, sipas rezultateve të KQZ, në zgjedhjet e 25 prillit kemi 5 për qind fletë votimi të pavlefshme.




Prandaj, shprehet Kryetari i Shtetit, “numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prillMe qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.”

Në vijim reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 për qind e votave ishin të pavlefshme.
Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.
Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 për qind fletë votimi të pavlefshme.
Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.
Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.
Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.
Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.
Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.
Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.