Kryesore

Nëse flini pa jastëk në darkë po i bëni lëkurës suaj një nder shumë të madh!

22:15 - 02.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të fjeturit pa jastëk mund të duket e pakëndshme në fillim, por shëndeti juaj mund të përfitojë në shumë mënyra. Ju jo vetëm do të shpëtoni nga dhimbjet e shpinës dhe do të zgjoheni me energji, por edhe lëkura juaj e fytyrës do të përmirësohet.




Mund të reduktojë rrudhat

Nuk është vetëm mungesa e gjumit që ju bën me rrudha, por edhe jastëku ndikon në plakjen tuaj. Shumica e jastëkëve janë të bëra prej pambuku. Ky material shkakton fërkime kundër lëkurës tuaj, duke çuar në rrudha, pasi lëkurë i mungon lagështia. Të flini pa jastëk do i bëni nder lëkurës.

Lëkura juaj do të duket më e lëmuar

Trupi juaj duhet të jetë i hidratuar që të ndihet mirë. Jastëkët prej pambuku e dëmtojnë lëkurën tuaj nga lagështia dhe vajrat thelbësorë që i duhen për të qëndruar e re dhe e lëmuar.

Mund të parandalojë acarimin e lëkurës

Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për puçrra, fjetja në një jastëk pambuku mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Pambuku është shumë i ashpër në lëkurë dhe fërkimi prej tij mund të irritojë lëkurën, duke përkeqësuar gjendjen e saj. Gjithashtu jastëku është një terren perfekt për bakteret.

Do të ndihmojë lëkurën tuaj të rikuperohet më shpejt

Kur jeni duke fjetur, i gjithë trupi juaj kalon në modalitetin e rikuperimit dhe është koha që lëkura juaj të riparohet vetë. Jastëku grumbullon vajra dhe mbetje grimi nga fytyra juaj natë pas nate, dhe fjetja me fytyrën në jastëk mund ta kthejë gjumin e bukurisë në një makth të vërtetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.