Kryesore

Spartak Ngjela tek “Dola te Ola“: Kontakti me vajzat më ka ndryshuar, në moshën 17-vjeçare përjetova dashurinë e parë

20:29 - 02.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuari i parë në “Dola te Ola” ishte avokat Spartak Ngjela, të cilin mundëm ta shihnim krejt ndryshe nga sa jemi mësuar.




Avokati zgjodhi të mos tregojë asnjëherë foto të fëmijërisë, ndërkohë tregoi se ka qenë një fëmijë i ashpër dhe nuk lejonte asnjë t’i afrohej, por teksa rritej u bë natyrë paksa më e butë, kjo falë edhe kontaktit të tij me femrat. Duke buzëqeshur ai shtoi se dashuria të zbut. Spartak Ngjela është sigurisht shumë filozofik kur flet për dashurinë dhe e cilësoi atë si mobilitet permanent.

Sipas avokatit, mashkulli përjeton disa dashuri platonike para se të dojë vërtet një grua, ndryshe nga këto të fundit. Ai zbuloi se dashurinë e parë e ka përjetuar në moshën 17-vjeçare.

Avokati me kënaqësi rrëfeu një episod që i kishte ndodhur në vitin e 3-të në universitet me një nga vajzat më të bukura të asaj kohe. Atij i kishte mbetur në mendje përgjigja që kishte marrë prej saj.
“Më tërhoqe si magnet”, ishte komplimenti që Ngjela kishte menduar për të, ndërsa përgjigja e saj ishte “Magneti nuk tërhiqet nga dërrasat”. Ngjela nuk u dorëzua po shtoi, “Dërrasa ka diku një gozhdë” dhe vajza nuk e mbajti dot gazin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.