Kryesore

“Zoti ma çoi sëmundjen e dy lule nuk t’i solla te guri”! Aktori shqiptar kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje

12:55 - 02.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar sot vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën, në ditëlindjen e saj. Lajçi ka shkruar se për shkak të sëmundjes, nuk ka mundur të shkojë te varri i të bijës.




Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, po qëndron i shtrirë në repartin e Pulmologjisë, pasi siç ka bërë të ditur, pasi e ka kaluar COVID-19, i është përkeqësuar gjendja.

Ai sot ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, duke thënë se për shkak të sëmundjes, nuk mundi të shkojë te varri i saj.

“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi në Facebook. Bubulina Lajçi ka vdekur më 19 nëntor të vitit 2017.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.