Kryesore

50 firma për shkarkimin e presidentit, Meta: Mos u merrni me “shashka“, asgjë s’ka përfunduar

12:14 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi 50 deputetë socialistë kanë hedhur firmat duke mbështetur kërkesën e shkarkimit të tij.




Në një postim në Facebook, Meta këshillon që të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor, pasi sipas tij asgjë nuk ka përfunduar. Ndër të tjera, presidenti kërkon që mazhoranca të mos merret me “shashka” por me hetimin e krimeve zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.