Kryesore

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Soreca: Themeli i demokracisë mund të lulëzojë nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm

10:26 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditën botërore të lirisë së shtypit, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, thekson se gur themeli i shoqërive demokratike mund të lulëzojë vetëm në ato raste kur qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm. Soreca shton se liria e shtypit nënkupton siguri kolektive për të gjithë.




“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”, shkruan Soreca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.