SHËNDET

Ky ndryshim në fytyrë tregon që niveli i kolesterolit është mbi kufijtë normalë

09:03 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dr. Georgi Sapego zbulon se cili ndryshim në fytyrë tregon se kemi yndyrë të tepërt në organizëm




 Kolesteroli i keq shkakton arterosklerozën, e cila dëmton arteriet në tru, zemër, zorrë ose këmbë. Të gjitha këto pjesë të trupit mund të preken rëndë.

Kolesteroli i mirë, nga ana tjetër, parandalon zhvillimin e arterosklerozës, thotë Sapego, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu vuri re se pa një analizë të gjakut, është shumë e vështirë të vërehen devijime në nivelin e kolesterolit “të keq”, sepse problemi bëhet i dukshëm vetëm kur arteriet preken seriozisht nga arteroskleroza.

Simptomat mund të përfshijnë, për shembull, dhimbje të forta në gjoks dhe këmbë, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi të papritur.

Kjo është ksanthelasma: depozitat e verdha yndyrore shfaqen nën lëkurën e qepallave.

“Këto nuk janë njolla mikroskopike, por vende të dukshme qartë, të ngjashme me piklat. Në gjysmën e rasteve, xanthelasma tregon një nivel të lartë të kolesterolit në gjak ”, tha mjeku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.