Kryesore

Në muajin e fundit të shtatzënisë, Almeda Abazi pozon me barkun e rrumbullakosur

14:39 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dyshja e dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Aktorja është në pritje të një vajze, të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Alina.




Tashmë pritjes së ëmbël po i vjen fundi, dhe Almeda është në muajin e nëntë.  Së fundmi ajo ka publikuar në rrjetet sociale, një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, shfaqet me flokët e kapura, e veshur me një fustan të gjerë në ngjyrë të hapur.

Ndërsa nuk kanë munguar komplimentat nga fansat të cilët e përgëzojnë për nurin që i ka rënë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.