Kryesore

PS konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit Meta, mblidhen 47 firma

10:50 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke mbledhur deri më tani 47 firma për shkarkimin e Metës. Pritet që kjo nismë e socialistëve të futet në kalendarin e punës së Kuvendit.




Ndërkohë, sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin 3-mujor të Kuvendit. Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve do të miratojë programin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë Kreu i Shtetit deklaroi gjatë fushatës elektorale se nëse PS fitonte zgjedhjet pa vjedhje votash, do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit. Pas zgjedhjeve, Meta nuk dha dorëheqjen, por kërkoi të hetohen mbi 83 mijë votat e pavlefshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.