Kryesore

Rama publikon videon: E ardhmja digjitale e transportit rrugor ndërqytetas përmes e-Transport

08:46 - 03.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri, Edi Rama me anë të një video në ”Facebook” ka prezantuar ditën e sotme një projekt që përfshin digjitalizimin e transportit rrugor përmes e-Transport.




Sipas kryeministrit kjo platformë do të menaxhojë fluksin e udhëtarëve për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit.

Postimi i plotë:

MIRË MËNGJES

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.