BOTA

Biden: Qëllimi ynë, të vaksinojmë 70% të amerikanëve deri në korrik

21:05 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stafi i Joe Biden po punon për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit, duke synuar të vaksinojnë 70% të popullsisë së rritur, me të paktën një dozë, deri më 4 korrik.




Qëllimi tjetër i presidentit amerikan shpallet pas një periudhe gjatë së cilës pati një  ngadalësim të lehtë të dozave të administruara.

Sidoqoftë, Biden arriti qëllimin fillestar që kishte vendosur, sipas të cilit vaksinimet në 100 ditët e para të mandatit të tij do të kalonin 100 milion. Vaksinimet tani në SHBA i kanë kaluar 200 milion.

Sipas zyrtarëve të lartë të shëndetësisë në SHBA, nëse të paktën 70% e popullsisë vaksinohet me një dozë të vetme, atëherë kufizimet mund të hiqen dhe normalizimi të rivendoset.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.