Kryesore

Flet Lulzim Basha: Po mbledhim prova për masakrën elektorale. Autorët Rama-Doshi-Rakipi

11:10 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasur nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.




Së dyti, 25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin.

Detyrimi i parë është para shqiptarëve, jo vetëm para kandidatëve për deputetë, apo militantëve të PD që bënë betejë historike duke pasur përballë të gjithë.

Thënë kjo, një gjë është e sigurtë, ndërsa ne vijojmë mbeldhejn e faktimin e, gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve.

Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale.  Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrotjja e demokracisë.

Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.