Aktualitet

Grabitën dhe dhunuan 55-vjeçarin e pikës valutore, ja shuma e majme që kanë marrë

10:45 - 04.05.21 gsh

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.



Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor.

Siç raporton gazetarja Bezat, pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.