Kryesore

Juristë dhe ekspertë teknologjie/ Kush është grupi i punës së PD që do dokumentojë problemet në zgjedhje

12:00 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbulohet nga grupi i punës së PD për problematikat në zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari Osman Stafa për BalkanËeb raporton se një grup juristësh dhe ekspertë teknologjie po punojnë për të faktuar e dokumentuar të gjitha problemet që do të përmblidhen më pas në një ‘’dosje të zezë’’.




Grupi i punës ka përfshirë që periudhën 4 muaj para zgjedhjeve për të parë aktivitetin e institucioneve shtetërore dhe për të faktuar ndikimin e tyre tek qytetarët, pretendimet gjatë fushatës, ditën e votimit më 25 prill si dhe më pas gjatë numërimit. Basha dje u komunikoi krerëve të degëve të PD se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen, por u ka lënë porosi të grumbullojnë të gjitha faktet e problematikave në zgjedhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.