Kryesore

Meghan Markle do të publikojë librin e parë për fëmijë

21:36 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka njoftuar ditën e sotme se ka shkruar një film për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj.




Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës. Ky libër pritet të publikohet në datën 8 Qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson.

“The Bench nisi si një poezi që shkrova për burrim tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”,thuhet në deklaratën e saj.

Dukesha dhe burri i saj, Harry kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas intervistës që dhanë për Oprah Winfrey, ku ndër të tjera adresuan akuza ndaj një anëtari të familjes mbretërore për racizëm ndaj të birit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.