AKTUALITET

Përfundon takimi i Bashës me kandidatët për deputetë, zbardhen diskutimet

20:08 - 04.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka zgjatur rreth 100 minuta takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kandidatët për deputetë, i zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë e PD. Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për “BalkanWeb” disa nga diskutimet në këtë mbledhje. Mësohet se kandidati për deputet, që e fitoi mandatin në Lezhë Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave popullore.




Xhelal Mziu, i dalë deputet në Dibër nga ana tjetër ka kërkuar që krimi zgjedhor të dokumentohet. Pedagogu Agron Gjekmarkaj, gjithashtu fitues i zgjedhjeve në Lezhë kërkoi qartësi nëse PD do të jetë në parlament në shtator.

Gazetari Stafa raportoi se kryedemokrati Lulzim Basha ka konfirmuar se PD do konsumojë çdo hapësirë, përfshirë edhe parlamentin, çka do të thotë që në opozita do të jetë në parlamentin e dalë nga 25 prilli.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thirri në selinë blu deputetët e rinj që dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit dhe kandidatët për deputetë. Temë kryesore e takimit ishte situata postzgjedhore dhe strategjia që do të ndjekë PD për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit. Dje Basha zhvilloi një takim me drejtuesit dhe sekretarët e degëve të PD, ku u tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen për shkak të standardeve jo të plotësuara dhe për shkak të manipulimeve.

Basha deklaroi në takim se pavarësisht vjedhjes së votave nga Rama e Doshi, opozita arriti të marrë shumë vota. Ai tha se lufta e Partisë Demokratike do të vazhdojë, deri në ndryshimin e situates në Shqipëri. Basha deklaroi se PD do jetë libër i shkeljeve në zgjedhje për kancelaritë ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.