Kryesore

Rama i përgjigjet Bashës: Dora jonë për ta është e shtrirë. Lufta politike s’është puna jonë

12:16 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama i është përgjigjur ditën e sotme kryedemokratit Basha. Nga rrjetet sociale, Rama bën me dije se ky mandate nuk do të jetë si dy të tjerët dhe se dora e tyre do të jetë e shtrirë për kundërshtarët. “Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.




Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.