BOTA

Rritet numri i viktimave nga Covid në Itali, shënohen mbi 9 mijë raste te reja

19:00 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 9,116 raste të reja të koronavirus nga 315,506 testime të kryera për të dyshuar si të prekur. Ndërsa janë raportuar 305 vdekje, duke shënuar rritje me një ditë më parë, ku u konfirmuan 256.




Të shëruarit ishin 18,477 ndërsa vazhdon rënia e pranimeve në spital (-219) dhe kujdesi intensiv (-67). Shkalla pozitive është në rënie: 2.9% (dje arriti në 4.9%).

Që prej nisjes së pandemisë në Itali janë shënuar 4.059.82 të infektuar me Covid-19 dhe 121.738 të vdekur.

Të shëruar që prej fillimit të pandemisë janë mbi 3,5 milionë persona. Lombardia mbetet rajoni më shumë i prekur me 1.354 raste të reja. E ndjekur nga Campania me 1.331 raste pozitive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.