AKTUALITET

Stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21”, Veliaj: Rast unik për të promovuar aleancën tonë me SHBA dhe NATO-n

18:28 - 04.05.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21 nisi  zyrtarisht sot në qytetin e Durrësit. Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate.




Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar një album me foto nga kjo ceremoni.

“Defender Europe 21 nisi sot stërvitjen në Shqipëri. Është një rast unik për të promovuar aleancën tonë me SHBA-në dhe Nato-n, si dhe forcuar më tej angazhimin tonë të ndërsjellë për të qendruar besnikërisht krah njëri-tjetrit në kohë të mira dhe të vështira.
Faleminderit U.S. Embassy-Tirana për mikpritjen e mrekullueshme! ❤️”, shkruan Veliaj në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.