AKTUALITET

Takimi me kandidatët për deputetë, zbardhet mesazhi i Bashës: Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale

18:45 - 04.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me kandidatët për deputetë që dolën fitues në zgjedhjet e 25 prillit.




Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ mesazhin e Bashës para ligjvënësve të rinj që do të përfaqësojnë PD-në në Parlament.

Teksa ka falënderuar kandidatët, Basha theksoi se fushata e PD nuk ka përfunduar.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, tha Basha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Lulka a e ka marre vesh se KQZ i certifikoi zgjedhjet pa asnje ankimim ? Turin neper Shqiperi kerkon per te percaktuar se kush e ka rakine,apo veren me te mire!?

    Përgjigju ↓