Kosova

Ulet numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë, 4 persona humbin jetën

15:19 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan75 raste të reja dhe 4 humbje jete nga Covid-19.




Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 105.711 nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

546 TË SHËRUAR DHE 75 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.