Kryesore

Zgjedhjet 2021/ Celibashi: Do t’i dërgojmë në prokurori komisionerët dhe numëruesit që kanë abuzuar

18:23 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se po kryejnë hetimet për veprimet e komisionerëve dhe numëruesve., ndërsa shton se materialet do të dërgohen në prokurori për të gjithë ata që kanë abuzuar.




“Po bëjmë hetimet tona për veprimet e komisionerëve dhe numëruesve dhe do t’i dërgojmë në prokurori të gjithë ata që kanë abuzuar,” tha Celibashi.

Ndër të tjera, Celibashi tha se do të mbështesin çdo subjekt politik lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi në procesin zgjedhor.

“Jemi në proces verifikimi të pretendimeve si ka qenë sjellja e anëtarëve të komisionit. Mbështesim çdo nismë dhe aksion të kujtdo subjekt për të denoncuar akte që janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës. KQZ është e gatshme të vërë në dispozicion çdo material filmik apo tjetër që i shërben zbardhjes së të vërtetës. Lidhur me kamerat 360 gradë, ato që nuk i keni marrë do t’ua japim,” deklaroi Celibashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.