Kryesore

Zgjedhjet 2021/ Dyshimet për numërimin e votave, Celibashi: Do bëjmë dhe ne këqyrjet tona

19:48 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha do të ketë këqyrje të pamjeve filmike gjatë numërimit dhe nga vetë ky institucion.




Pasi PD dhe LSI kërkuan pamjet e kamerave të sigurisë, gjatë mbledhjes së sotme ku u miratua rezultati për partitë dhe kandidatët për 11 qarqe, Celibashi tha se ne disponojmë të gjitha pamjet filmike dhe do bëjmë edhe ne këqyrjet tona.

“Edhe KQZ ka interes të shohë si ka qenë sjellja e komisionerëve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit në procesin e nxjerrjes së rezultatit. Ne disponojmë të gjitha pamjet filmike dhe do bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe bashkë me të gjithë ata të interesuar do të adresojmë në organin e Prokurorisë të gjitha ato gjetje që konsistojnë në mospërputhje me çfarë duket në pamjet filmike me çfarë kanë pasqyruar në tabelën e rezultateve. Nëse ndonjë nga anëtarët e grupeve të numërimit apo të KZAZ ka menduar se kjo gjë do të kalojë, nuk do të kalojë. Siguroj se nuk do të jemi indiferent”, deklaroi Celibashi.

Celibashi sqaroi edhe mënyrën e hedhjes ne sistem të rezultateve nga çdo KZAZ. Sipas tij hedhja rezultateve është bere manualisht nga operatori dhe ka gabime njerëzore.

“Por rezultati certifikohet në bazë të tabelave origjinale dhe më pas korrigjohen dhe në sistem hidhen të saktat. Rezultati i ZAZ 40 (zona ku u zhvillua votimi dhe numërimi elektronik) u bë publikisht me media dhe përfaqësues të partive politike dhe rezultati i saktë u transmetua. Edhe partitë e morën në datë 26 në orën 8, ndaj nuk pati shqetësime nga partitë për faktin që në sistemin online të rezultateve paraprake kishte pasaktësi. Nese kushdo media apo individ të interesuar që ngriti këto aludime do të kishte pyetur në KQZ, do të kishte marrë përgjigjesinë dhe sqarimin e duhur. KQZ nuk vjedh vota!”, pohoi ai.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.