Kronikë

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, familja e të ndjerit Andi Maloku padit në GJKKO Rrajën e Halilajn, kërkon dëmshpërblim

11:40 - 05.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familja e Andi Malokut ka paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, dy të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë pikërisht Maloku.




Gazetarja Klodiana Lala raporton se familja e Malokut kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit, në atentatin e bërë më 1 nëntor të vitit 2019, te mbikalimi i Shkozetit.

Siç thekson gazetarja Lala, shuma e dëmshpërblimit do të përcaktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme ndaj Rrajës dhe Halilajt është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Rraja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.