AKTUALITET

“Ikonë legjendare”, Sokol Balla: Guljelm Radoja, artisti që fliste me trishtimin shekspirian të syve, dëshmori i fundit në luftën me armikun e padukshëm

21:43 - 05.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga ikonat legjendare të filmit dhe ekranit. Kështu e cilëson gazetari Sokol Balla aktorin Guljelm Radoja, i cili u shua sot për shkak të COVID-19 në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe për të afërmit, miqtë, por dhe publikun që e donte.




Parathënia e emisionit “Real Story” në News24, iu kushtuar pikërisht artistit të madh, për të cilin Balla tha se ndërroi jetë tragjikisht sot më 5 maj, si dëshmori i fundit në luftën me armiku ne padukshëm.

“Arti, kultura, kinematografia dhe memoria kolektive e shqiptarëve ka humbur sot një nga ikonat legjendare të filmit dhe ekranit. Guljelm Radoja, artist i merituar dhe njeriu që ka bërë të qajë miliona shqiptarë me rolet e tij, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ky artist i madh që më shumë sesa me fjalët fliste me trishtimin shekspirian të syve të tij nuk i rezistoi dot flamës së keqe të koronavirusit. Pas disa javësh rezistencë, edhe ai si miliona të tjerë, u përkeqësua ditët e fundit kur u duk se po e kalonte lumin e rrezikshëm që ndan jetën që kur lind, nga vdekja.

Ai erdhi i intubuar mbrëmë tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sot, në 5 maj ndërroi jetë, tragjikisht në Ditën e Dëshmorëve, si dëshmori i fundit në luftën me armikun e padukshëm”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.