AKTUALITET

“Ishte frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin”, Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja

19:59 - 05.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Radoja, i cili humbi betejën me koronavirusin.




Përmes një mesazhi në Tëitter, lideri demokrat teksa ka ngushëlluar familjen e aktorit për humbjen, thekson se Radoja ka pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike.

MESAZHI I BASHES
Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.