Kryesore

Mblidhet Komisioni i Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta, ja hapat që do të ndiqen

13:03 - 05.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Ligjeve, me kryetar deputetin socialist Ulsi Manja është mbledhur këtë të mërkurë për të shqyrtuar kërkesën nga 50 firmëtarë të Kuvendit, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.




Manja e nisi fjalën në këtë seancë duke thënë se Presidenti Meta ka kërkuar të jetë pjesë e një mbledhje të Komisionit të Ligjeve, e ka caktuar si datë 10 majin. Manja theksoi se data vendoset nga Komisioni, ndërsa ftoi kolegët e tij, që të paraqesin argumentet dhe shkaqet që kanë shtyrë Kuvendin të ndërmarrë këtë hap.

“Është njoftuar në adresën elektronike për datën e kësaj mbledhje, ku do të vlerësohet shkarkimi i Presidentit. Nga ana e Presidencës, Presidenti i Republikës ka kërkuar që të shprehet në Komisionin e Ligjeve në lidhje me kërkesën e nismëtarëve, nëpërmjet platformës online dhe ka kërkuar të jetë data 10 maj, si datë që përkon edhe me ditën kombëtare të drejtësisë shqiptare.

Kjo është një datë e propozuar nga presidenti i republikës, por është në tagertin e këtij komisioni, se kur duhet të shprehet presidenti. Unë propozoj që fillimisht në emër të nismëtarëve që do të bëjë paraqitjen e nismës, janë kolegët, Vasilika Hysi dhe Ervin Bushati. Relatore Kolegia Klotida Bushka. Sapo të miratohet nisma, Bushka do të bëjë dhe gjetjet si relatorë. Do të dëgjojmë Presidentin e Republikës dhe pas dëgjesës së tij do të kemi dhe vendimin final”, tha Manja.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, një nga 50 firmëtarët të nismës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, tregoi arsyet, se përse deputetët kanë ndërmarrë këtë veprim.

Një ndër shkeljet më flagrante sipas deputetëve, që përkon dhe me shkeljen e Kushtetutës, është mosrespektimi i unitetit kombëtar nga ana e Presidentit, i cili duhet të jetë mbi palët.

Gjithashtu ajo tha se gjuha denigruese, fyese, por edhe aktiviteti i tij gjatë dhe para fushatës, ka nxitur deputetët që të kërkojnë shkarkimin e tij.

“Edhe nga njoftimi i bërë në seancën plenare, një grup deputetësh kanë paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Neni 90 paragrafi dy, e thekson që Presidenti i Republikës shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Njëkohësisht sikurse e përmendi, theksohet procedura që duhet ndiqet nga komisioni i ligjeve. Janë adresuar disa momente që paraqesin, besueshmërinë e popullit shqiptar në Kreun e shtetit. Faktit që në fushatë para dhe pas, nismëtarët mendojnë që Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Nuk ka ushtruar detyrat e tij kushtetutës dhe detyra që nuk i përmban kushtetuta. Edhe nëse shikoni firmën, kërkesa e Kushtetutës dhe Rregullores. Presidenti nuk duhet të krijojë konflikte, në këtë kuardër detyrat e Presidentit janë mirëppërcaktuara në Kushtetutë. Është kjo arsyeja që është sanksionuar në Kushtetutë. Deputetët kanë shprehur keqardhjen, sepse Presidenti ka cënuar dy nene të Kushtetuës në mënyrë të përsëritur. Këto sjellje kanë shkaktuar ndasi sociale, nuk i kanë shërbyer interesit të popullit, por kanë sjellë përçarje sepse presidenti ka mbajtur anën e një krahu politik. Në ditën e heshtjesh zgjedhore, presidenti ka bërë mesazhe që kanë nxitur dhunë, duke terrorizuar qytetarët.

Duke kufizuar lirinë e njerëzve për shkak të grupeve, që në rastet e konflikteve me armë kanë shkaktuar humbjen e jetëve të njeriut. Grupi firmërtar vlerëson që aktet e ndërmarra nga Presidenti nuk janë të përshtatshme për një funksionar të lartë, ndaj dhe kërkojnë shkarkimin. Ne kemi sjellë shkaqet e shkarkimin e presidentit. Vendimi i shkarkimit duhet të mbështetet nga anëtarët e tjerë të Kuvendit.

Janë zbardhur të gjitha deklaratat publike të presidentit. Ju i keni të gjitha informacionet dhe mesazhet e përcjella. Nuk do të doja të ndalesha, e nuk është etike të përsërisim mesazhet sepse kanë elementë të ndasive politike, të etiketimit që i bëhet punonjësve të policisë, apo personave gjyqësor. Nuk dua të përhap këtë atmosfere ndaj publikut që na ndjek. Shkeljet e rënda kushtetuese janë këto:

Presidenti i Republikës në rolin e kreut të shtetit, nuk e ka ushtruar funksionin e unitetit kombëtar. Nuk ka qenë mbi palët. Presidenti nuk ka ushtruar kompetencat e tij Kushtetuese. Ngjarjet para fushatës zgjedhore dhe gjatë fushatës, si dhe në heshtjen zgjedhore, ku ndalohen deklaratat. Presidenti i ka kryer.

Në këtë kuadër, aktiviteti politik nuk ka qenë të ftojë palët, të respektojnë ligjin dhe kushtetutën, përkundrazi e ka trubulluar politikën. Ai ka inkurajuar njerëzit të përdorin dhunë dhe sugjeron edhe mjetet që duhet të marrin. Është fakt që në periudhën e para zgjedhjeve, ka pasur një aktivitet të Presidentit të Republikës.

Kushtetuta thotë që Presidenti s’mund të jetë kryetar partike. Veprimet para dhe gjatë fushatës, dëshmojnë që Presidenti kryente veprime haptazi politike, në shkelje flagrante të Kushtetutës. Me mesazhet e dhëna nuk ka ulur tensionin politik, përkundrazi e ka nxitur atë duke inkurajuar njerëz të konfliktojnë. Mesazhe shumë agresive që bien ndesh me parimet, standardet.

Presidenti i Republikës ka qenë aktiv në rrjete sociale, me të gjithë periudhën e mëparshme. Vetëm më 25 prill, Presidenti ka publikuar mesazhe denigruese. Këto bien ndesh në standardet evropiane”, u shpreh Hysi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.