Kryesore

Nisma e shkarkimit/ Kërkoi të paraqitet para Komisionit të Ligjeve më datë 10 maj, refuzohet kërkesa e Metës

14:26 - 05.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar mbledhje e parë e Komisionit të Ligjeve lidhur me procedurën e ngritur për shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.  Komisioni i Ligjeve, në mbledhjen që zhvilloi, me 13 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim miratoi që mbledhja dhe dëgjesa e Presidentit Meta të zhvillohet me datë 6 maj, ora 11:00.




Gjatë miratimit të këtij orari, pati dhe debate mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manaja dhe deputetit opozitar Adriatik Alimadhi, pasi ky i fundit kërkoi që të respektohej data e ofruar nga Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se përmes një letre drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta, kërkoi që të paraqitet më datë 10 maj në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me nismën e ndërmarrë nga 49 deputetë për shkarkimin e tij.

Ulsi Manaja: Mbledhja e radhës të jetë nesër në datën 6 ora 11:00 që t’i mundësojmë presidentit që të shprehet përpara komisionit dhe më pas do të vijojmë me procedurën e Komisionit të Ligjeve sipas rregullores. Në rastin konkret datën dhe orën e vendos Komisioni.

Adriatik Alimadhi: Zoti Manja, por sikur të vendosim datën 10.

Ulsi Manja: Me ty ka rënë dakord presidenti?

Adriatik Alimadhi: Me ju?! Më sqaroni ju lutem, nuk i jam nënshtruar askujt.

Ulsi Manja: Në zbatim të nenit të rregullores, nëse Presidenti i Republikës do të shpreheht në komision, komisioni është i detyruar ta garantojë atë. Presidenti ka dashur datën 10 maj, unë hodha si kryetar i komisionit datën 6.

Adriatik Alimadhi: Unë votoj kundër.

Ulsi Manja: Zoti Alimadhi e shoqëron votën kundër edhe me një retorikë politike. 13 pro, 1 kundër, asnjë abstenim, mbledhja e Komisionit të Ligjeve do të jetë nesër në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë edhe njoftimi i Presidentit të Republikës për t’u dëgjuar dhe shprehur në lidhje me kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh, që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.